AUTOMATIZIM PËR BIZNESIN TUAJ
Çdo DM i përgjigjet. Çdo rezervim regjistrohet. Ju merreni me punën tuaj.
Klientët tuaj shkruajnë. Flowra përgjigjet. Çdo mesazh, çdo rezervim — automatikisht.
Trusted By
PËRFITIMET
Çfarë fiton biznesi juaj me Flowra
Klientët shkruajnë kur duan — asistenti përgjigjet në të njëjtin moment.
Rezervime Automatike
Klienti rezervon në WhatsApp — Flowra e regjistron dhe dërgon konfirmim automatikisht.
Instagram & WhatsApp
DM-et nga Instagram, Facebook dhe WhatsApp mbërrijnë në të njëjtin vend.
Përgjigje edhe natën
Klienti shkruan në orën 22:00 dhe merr përgjigje në 22:00 — jo nesër në mëngjes.
Një asistent që punon 24/7 — pa rrogë, pa pushime, pa vonesa.
Pushime & lejet
Orar i kufizuar
Vonesa & gabime
Punon 24/7, edhe në fundjavë
Përgjigjet menjëherë
Asnjë gabim, asnjë ankesë
PROCESI
3 hapa dhe biznesi juaj punon automatikisht
Nga takimi i parë deri tek sistemi gati — me Flowra, procesi është i thjeshtë dhe i shpejtë. Shihni çfarë na duhet nga ju para se të fillojmë.

1. Konsultë Falas
Komunikojmë me email ose WhatsApp. Kuptojmë biznesin tuaj dhe ndërtojmë së bashku sistemin që i përgjigjet klientëve tuaj.
Instalimi & Konfigurimi
Ne ndërtojmë sistemin tuaj — asistent AI, automatizim dhe panel (sipas paketit). Gjithçka konfigurohet sipas biznesit tuaj, pa u marrë ju me asgjë teknike.
Ju Fitoni, Ne Menaxhojmë
Sistemi punon 24/7. Ju merrni më shumë rezervime dhe klientë, ndërsa ne kujdesemi që gjithçka të rrjedhë pa probleme.
Arta · Asistentja AI
Njihuni me Artën: asistentja që flet gjuhën e klientëve tuaj
Arta është asistentja AI e Flowra-s: inteligjencë artificiale, jo njeri. E gjeni në këndin poshtë djathtas të kësaj faqeje. Mund ta pyesni çdo gjë për Flowra-n, ose t’i tregoni me çfarë biznesi merreni, që t’ju tregojë live si do t’u përgjigjej klientëve tuaj.
- Shqip
- English
- Italiano
- Deutsch
- Türkçe
Flet gjuhën e klientit
Klienti shkruan në anglisht, italisht, gjermanisht apo turqisht? Arta i përgjigjet në të njëjtën gjuhë, automatikisht. Shumë e dobishme për turistët dhe për diasporën.
Përgjigjet menjëherë, 24 orë në ditë
Çmime, orare, shërbime, adresë: pyetjet që përsëriten çdo ditë marrin përgjigje brenda pak sekondash, edhe jashtë orarit të punës.
Instagram, Facebook & WhatsApp
Një asistent i vetëm përgjigjet në të tre kanalet, me të njëjtat informacione dhe çmime. Klientët ju shkruajnë aty ku janë.
Nuk shpik kur nuk e di
Për gjërat që ndryshojnë, si vendet e lira ose stoku, nuk hamendëson. Merr emrin dhe numrin e klientit dhe jua kalon juve për konfirmim.
Mbledh kontaktet
Emri, numri dhe çfarë kërkon klienti mblidhen gjatë bisedës, që asnjë mundësi shitjeje të mos humbasë.
Paneli Flowra CRM Paketa Growth
Kontaktet që mbledh Arta ruhen në një panel: kush ka shkruar, çfarë ka kërkuar dhe kur. Jo më në kokë ose në fletore.
Rezervime automatike Paketa Growth
Me paketën Growth, asistenti cakton vetë termine dhe rezervime, pa ndërhyrjen tuaj.
Ju tregon demo për biznesin tuaj
Thojini me çfarë merreni (sallon, klinikë, hotel, restorant) dhe Arta hyn në rolin e asistentit tuaj, që ta shihni si punon.
- Klikoni Artën në këndin poshtë djathtas.
- Shkruani me çfarë biznesi merreni.
- Shkruani si klienti juaj, edhe në një gjuhë tjetër.
Arta punon për Flowra. Biznesi juaj merr asistentin e vet, me emrin që zgjidhni ju, të ndërtuar me informacionin, çmimet dhe tonin tuaj.
SKENARË SHEMBULL
Si do ta ndihmonte Flowra biznesin tuaj
Skenarë ilustrues nga sektorë të ndryshëm, të shkruar nga ne për të treguar si funksionon Flowra. Nuk janë dëshmi klientësh realë.

Dyqan Online
Asnjë porosi e humbur
“Shisja rroba në Instagram dhe çdo ditë merrja qindra mesazhe — “sa kushton?”, “a ka masë M?”, “si porosis?”. Nuk arrija t’u përgjigjesha të gjithave dhe shumë porosi më iknin te konkurrentët që përgjigjeshin më shpejt. Me Flowra u përgjigjet menjëherë, tregon çmimet e disponueshmërinë dhe i regjistron porositë vetë. Tani u përgjigjem edhe kur jam e zënë.”

Klinikë Dentare
Axhendë gjithmonë e zënë
“Pacientët shkruanin për termine pas orarit ose gjatë fundjavës, kur klinika ishte mbyllur. Mëngjesin tjetër, shumë prej tyre kishin gjetur tashmë një klinikë tjetër. Me Flowra përgjigjet 24/7, u jep informacion për shërbimet dhe cakton terminet automatikisht në axhendën tonë. Axhenda është më e plotë dhe humbim shumë më pak pacientë.”

Hotel & Apartmente
Më shumë rezervime në sezon
“Gjatë sezonit na vinin qindra pyetje për çmime, disponueshmëri dhe foto dhomash. Nuk arrinim t’u përgjigjeshim me kohë, dhe shumë turistë rezervonin diku tjetër ndërsa prisnin përgjigjen tonë. Me Flowra u përgjigjet menjëherë në çdo gjuhë, jep çmimet e disponueshmërinë dhe i regjistron rezervimet. Na mbeten vetëm klientët e gatshëm për të paguar.”
Faqe të dedikuara sipas sektorit
Klinika dentare dhe estetike·Regjistrime kursesh·Çerdhe dhe kujdes·Rezervime direkte·Shitje dhe qira automjetesh·Dyqan online·Dasma dhe evente
ÇMIMET
Zgjidhni paketën që i përshtatet biznesit tuaj
Instalimin, konfigurimin dhe trajnimin i bëjmë ne — ju nuk merreni me asgjë teknike. Tarifa e instalimit paguhet një herë në fillim, veç pagesës mujore. WhatsApp-i ka tarifa të veçanta nga Meta (shabllonet dhe përgjigjet mbi 1.000 në muaj), që i paguani drejtpërdrejt te Meta.
Si lidhen kanalet
- WhatsApp lidhet me numrin e biznesit tuaj — nuk kërkohet dokument për të filluar.
- Instagram dhe Facebook lidhen përmes llogarisë suaj Meta Business. Lidhjen e bëjmë gjatë instalimit, bashkë me ju.
Starter Fillimi
“Pyetjet vijnë në Instagram e WhatsApp, por unë jam me klientin përpara.”
Për: sallone, palestra, dyqane të vogla, profesionistë të pavarur — informacion i qëndrueshëm: çmime, orare, shërbime.
€99
/ muaj
Instalim €150 (pagesë një herë, nuk rimbursohet).
Deri në 3.000 përgjigje AI në muaj (rreth 100 në ditë).
+ tarifat e Meta-s për WhatsApp (shabllone dhe përgjigje mbi 1.000/muaj), veçmas.
- Asistent AI, 24/7
- Përgjigje automatike Instagram, Facebook & WhatsApp
- Çdo klient i ri ruhet automatikisht
- Përgjigje për çmime, orare e pyetje
- Kontaktet e reja në WhatsApp + email
Njoftim i menjëhershëm
Rekomandohet
Growth Rritja
“Marr 20–60 mesazhe në ditë. Disa mbeten pa përgjigje dhe klienti shkon te tjetri.”
Për: klinika dentare dhe estetike, kurse, çerdhe, autoshkolla, dyqane online, dasma dhe evente — informacion që ndryshon: termine, rezervime, stok.
€199
/ muaj
Instalim €300 (pagesë një herë, nuk rimbursohet).
Deri në 5.000 përgjigje AI në muaj (rreth 165 në ditë).
+ tarifat e Meta-s për WhatsApp (shabllone dhe përgjigje mbi 1.000/muaj), veçmas.
- Gjithçka në Starter, plus
- Aplikacion në celular
Menaxhoni biznesin nga telefoni - Flowra CRM
Të gjithë klientët tuaj në një vend - Rezervime & termine automatike
- Kanale shtesë (web chat, Telegram, etj.)
Pro Zgjerimi
“Çdo njësi ka çmimin, disponueshmërinë dhe kalendarin e vet.”
Për: menaxherë apartamentesh, hotele dhe pansione, klinika me degë, shitje dhe qira automjetesh
€499
/ muaj
Instalim nga €900 (pagesë një herë, nuk rimbursohet).
Deri në 10.000 përgjigje AI në muaj (rreth 330 në ditë).
+ tarifat e Meta-s për WhatsApp (shabllone dhe përgjigje mbi 1.000/muaj), veçmas.
- Gjithçka në Growth, plus
- Menaxhim i avancuar shumë-lokacione / degë
- Automatizim i avancuar
- Raporte & analitika të detajuara
- Mbështetje me përparësi
Përgjigje e shpejtë kur ju duhet
Nuk jeni i sigurt cili paket ju përshtatet? Na shkruani në WhatsApp — ju themi sinqerisht cili paket ju mjafton, pa ju shitur më shumë seç ju duhet.
Doni ta dini si formohet çmimi hap pas hapi? Lexoni: Sa kushton automatizimi i WhatsApp për biznesin tuaj në Shqipëri
👇 Krahasoni të gjitha veçoritë e secilës paketë më poshtë
- Mesazhet që ju shkruajnë klientët janë falas. Nga 1 tetori 2026, Meta tarifon përgjigjet në WhatsApp: 1.000 përgjigjet e para çdo muaj janë falas për çdo numër, pas tyre paguhet një tarifë e vogël për çdo përgjigje. Mesazhet në Instagram dhe Facebook nuk kanë këtë tarifë.
- Mesazhet shabllon që dërgoni ju (kujtesa për termine, fushata, oferta) kur klienti nuk ju ka shkruar në 24 orët e fundit kanë tarifë nga Meta. Këto tarifa nuk përfshihen në çmimin e paketës — i paguani drejtpërdrejt te Meta, me kartën tuaj.
- Tarifa e Meta-s ndryshon sipas vendit dhe llojit të mesazhit. Para çdo fushate ju tregojmë koston e saktë dhe e dërgojmë vetëm me miratimin tuaj.
- Limiti i përgjigjeve AI: Starter 3.000, Growth 5.000, Pro 10.000 në muaj (rreth 100, 165 dhe 330 në ditë). Nëse një muaj e kaloni, +1.000 përgjigje kushtojnë €15 — nuk ju faturojmë automatikisht, ju pyesim përpara. Sasinë e matim bashkë para instalimit.
PYETJE TË SHPESHTA
Pyetjet që na bëjnë më shpesh
Gjithçka që duhet të dini para se të filloni me Flowra.
Për shpjegime më të gjata, lexoni udhëzuesin për automatizimin e biznesit.
Çfarë është Flowra dhe si funksionon?
Flowra është një sistem që u përgjigjet automatikisht klientëve tuaj në WhatsApp dhe Instagram. Kur dikush ju shkruan për çmime, orare ose për të rezervuar, Flowra përgjigjet menjëherë në vend që klienti të presë. Ju nuk merreni me asgjë teknike — ne e konfigurojmë sistemin sipas biznesit tuaj dhe ai punon vetë, 24 orë në ditë.
Lexoni më shumë: Si funksionon një chatbot WhatsApp për biznes
Lexoni më shumë: Si të automatizosh rezervimet për sallon, klinikë apo restorant
A më duhet njohuri teknike për ta përdorur?
Jo, aspak. Ju nuk keni nevojë të dini asgjë teknike. Ne e ndërtojmë, e konfigurojmë dhe e vëmë në punë sistemin për ju. Pas kësaj, Flowra punon vetë — ju thjesht merrni më shumë klientë dhe rezervime, pa u marrë me pjesën teknike.
Lexoni më shumë: WhatsApp Business API apo aplikacioni normal
Si i di Flowra përgjigjet për biznesin tim?
Gjatë instalimit, ne mbledhim së bashku informacionet e biznesit tuaj — çmimet, oraret, adresën, pyetjet e shpeshta dhe gjithçka që klientët pyesin më shpesh. Flowra i përdor këto për t’u përgjigjur saktë. Për pyetje që ndryshojnë shpesh, si disponueshmëria, Flowra mbledh të dhënat e klientit dhe ju njofton menjëherë, që të mos humbni asnjë.
Çfarë është një CRM dhe pse më duhet?
CRM është thjesht një vend ku ruhen të gjithë klientët dhe bisedat tuaja në mënyrë të organizuar. Në vend që kontaktet të humbasin nëpër mesazhe, ju i keni të gjitha në një panel të vetëm — kush ju shkroi, çfarë deshi dhe kur. Kjo ju ndihmon të ndiqni çdo klient dhe të mos humbni asnjë mundësi shitjeje.
Lexoni më shumë: çfarë është CRM dhe a i duhet biznesit tuaj
Sa kohë merr instalimi?
Pas konsultës fillestare, ne mbledhim informacionet e nevojshme për biznesin tuaj (çmimet, oraret, pyetjet e shpeshta) dhe e konfigurojmë sistemin. Në shumicën e rasteve, Flowra është gati për të punuar brenda 7-10 ditësh. Ju nuk keni nevojë të bëni asgjë teknike — ne kujdesemi për çdo hap.
A ka zbritje nëse paguaj me vit?
Po. Nëse zgjidhni pagesën vjetore paraprakisht, përfitoni 25% zbritje — praktikisht rreth 3 muaj falas. Tarifa e instalimit nuk rimbursohet.
FILLONI SOT
Mos humbni klientë sepse nuk arrini t’i përgjigjeni. Filloni me Flowra sot.
Caktoni një konsultë falas dhe shihni si Flowra mund të rrisë rezervimet dhe klientët e biznesit tuaj.
Arta · Asistentja AI
Flowra · online, përgjigjet menjëherë